Dacic: Zgjedhjet të kalojnë të qeta
Beograd, 28 nëntor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka thënë se më e rëndësishme është që ato zgjedhje të kalojnë të qeta.
Ai ka ripërsëritur, si edhe të gjithë zyrtarët e tjerë të Beogradit, se do të ishte mirë të fitojnë ata qëndrimet e të cilëve janë në kursin e qëndrimeve të Qeverisë së Serbisë, në mënyrë që të mos kemi pengesa në lidhje, dhe në planifikimin e politikës së përbashkët.
Pas zgjedhjeve, ka thënë kryeministri serb, më përpara do të pasojë jetësimi i marrëveshjes në fushën e policisë dhe gjyqësisë, pastaj hartimi i statusit të Bashkësisë së komunave serbe (BKS), dhe më pas do të përcaktohen edhe të gjitha detajet mbi funksionimin e saj.
Ai edhe njëherë u ka rekomanduar bashkëkombësve në Kosovë se Serbia nuk ka humbur asgjë me Marrëveshjen e Brukselit me Prishtinën, kurse serbët që jetojnë atje kanë fituar mundësinë të formojnë Bashkësinë e Komunave Serbe.
Do t\'ia dal vetëm ai që zhvillon politikë reale e jo ai që i nis betejat dhe nuk mund ti fitojë, dhe unë këtë e di më së miri sepse situata të tilla kam pa shumë herë në jetë,-ka thënë Dacic, për RTS, duke cekur se ndaj aventurizmit të tillë mund të jetë i prirë individi, por rrezikut të tillë nuk guxon ti ekspozohet i tërë populli.