Daçiç: Thaçi në veri, vetëm i armatosur
Beograd, 8 mars - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi, mund të shkojë në veri vetëm pasi të jetë armatosur.
Daçiç ka thënë se duhet pranuar gjendja aktuale, e cila sipas tij është se Beogradi nuk ka qeverisje në shumicën e territorit të Kosovës, kurse Prishtina nuk e kontrollon një pjesë të territorit që e konsideron si të vetin.
I kam thënë Thaçit se në veri mund të shkojë vetëm i armatosur, ka thënë ai. Dhe përderisa nuk e pranon se një gjendje e tillë mund të degjenerojë deri në destabilitet rajonal, atëherë mendoj se ky është një problem i madh.
Ne jemi të gatshëm të zgjidhim problemin e paralelizmave dhe konsiderojmë që propozimi i presidentit Nikoliç është me të vërtet shumë konkret.