Daçiç: Thaçi më ka thënë se Haradinaj nuk do bëhet kryeministër
Beograd, 7 janar - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, përveç temave të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, ka biseduar edhe për raportet brenda skenës politike të Kosovës.
Në një intervistë për Telegrafin e Beogradit, Daçiç, i cili njëherësh është edhe lider i socialistëve në Serbi dhe ministër i Punëve të Brendshme në Qeveri, ka thënë se shpreson që nuk do të ndodhin ndryshimet e përfolura në Qeverinë e Kosovës dhe se për një gjë të tillë atij i ka folur edhe kryeministri i Kosovës, HashimThaçi.
Për fat të keq, ne nuk jemi në një pozicion për të zgjedhur, edhe pse shumë zyrtarë të ndryshëm e politikanë shqiptarë të Kosovës janë të akuzuar nga gjykatat tona për krime, megjithatë, ata janë përfshirë ende në dialogun politik, që nga Rambuje deri më sot.\"
\"Unë shpresoj se nuk do të ndodhë që Haradinaj të bëhet kryeministër. Këtë ma ka thënë edhe mua vetë Thaçi, se nuk do të pranojë asnjë ndryshim, duke shtuar se do të mbetet ai kryeministër deri në zgjedhjet e reja, ka thënë kryeministri serb