13 Janar 2025

Daçiç: Shkëmbimi i territoreve, zgjidhja më e mirë për Kosovën e Serbinë

Beograd, 22 nëntor - Kryeministrit i Serbisë Ivica Daçiç në selinë e Kombeve të Bashkuara ka folur  për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen evropiane, gjithashtu ka theksuar zgjidhjen që ai e konsideron si më të mirën për Kosovën e Serbinë.

Kjo zgjidhje sipas Daçiçit është shkëmbimi i territoreve.

Prishtina dhe Beogradi po e vazhdojnë në Bruksel një dialog të lehtësuar nga BE-ja me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve.

Ndonëse e duan normalizimin, palët kanë qëllime krejtësisht të ndryshme, shkruan “Tribuna”.

Kosova do që nëpërmjet dialogut të shtrijë autoritetin në gjithë territorin dhe të fitojë legjitimitetin ndërkombëtar, derisa Serbia do që të ndajë Kosovën, ose në rastin më të pamundshëm të krijojë brenda saj një komunitet të veçantë siç është rasti me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)