Daciç sërish kërkon këmbim territoresh
Beograd, 21 shtator - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daciç, ka thënë se Kosova është një territor i veçantë, por jo edhe shtet i pavarur. Ai ka thënë se vetëm këmbimi i territoreve do të siguronte paqe të qëndrueshme në rajon.
Ne pranojmë se Kosova është territor i veçantë, por jo se është shtet i pavarur, ka thënë Daciç, në një intervistë për televizionin e Podgoricës Atlas, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi.
Kryeministri serb ka thënë se Serbia dëshiron të marrë pjesë në rregullimin e jetës në atë territor te veçantë.
Daciç ka thënë se formulimi i tij serbët e Thaçitka bëjë me ata serbë që janë në pushtetin e Kosovës, por që nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur interesat e serbëve.
Ai gjithastu ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë armiq.
\"Unë nuk jam armik me Thaçin. Ai është kundërshtari i imi \", tha Daciç.
I pyetur për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryeministri serb ka thënë se ajo nuk mund të krahasohet me Kosovën.
Daciç ka thënë se statusi i tanishëm i Kosovës është një zgjidhje e përkohshme.
Sipas tij, shqiptarët duan të blejnë territore edhe në shtetet e tjera, në të cilat janë popullsi shumicë
Në këtë kontekst ai ka përmendur këmbimin e territoreve, si zgjidhje e përhershme në këtë pjesë ë rajonit.
Këmbim territoresh, për paqe të përhershme, ka thënë Daciç.