12 Janar 2025

Dacic preferon të flasë me Ramën për ndarjen e Kosovës

Beograd, 17 tetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic do të preferonte që dialogun e tij me kreun e qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ta zhvendosë në dialogun me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Burime ndërkombëtare në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Tribuna”, se Ivica Dacic nuk ka hequr dorë nga ideja e tij, sado që prezantohet si private, se një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve për ridefinimin e kufirit, do të ishte zgjidhje më e mirë sesa marrëveshjet e Brukselit që po arrihen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton.

Sipas këtyre burimeve, Dacic është duke këmbëngulur që pavarësisht pozicioneve ndërkombëtare që çështja e kufijve të mos trajtohet, këtë temë ta provokoj për diskutim në një takim të mundshëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

 /Tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)