14 Maj 2024

Daçiç pranon pavarësinë për gjysmën e Kosovës

Prishtinë, 27 shtator - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në Banjallukë se nuk mund të pranojë që e gjithë Kosova të jetë e pavarur. Sipas tij, nëse dikush mendon se kjo do të ndodhë, mashtrohet.

“Në këtë kontekst është krejtësisht e parëndësishme se kur do të jenë zgjedhjet, sepse cilado qeveri të jetë në Beograd, nuk do ta njohë Kosovën”, ka thënë Daçiç.

Ai ka thënë se zgjidhjen e krizës kosovare e sheh vetëm në dialogun e serbëve dhe të shqiptarëve.

“Realiteti duhet të jetë një marrëveshje e serbëve dhe e shqiptarëve, por vija e kuqe për shtetin nën të cilën nuk guxojmë të shkojmë është se nuk guxojmë të lejojmë eksod të serbëve e sulm frontal kundër tyre, sepse këtë Serbia e ka të pamundur ta durojë ”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Marrëveshje të serbëve dhe të shqiptarëve nuk mund të ketë pa ndërmjetësim të institucioneve ndërkombëtare ka thënë Daçiç, dhe siç ka shtuar ai, zgjidhjet e deritanishme të Prishtinës sjellin sërish konflikt dhe hapin mundësitë që të ndodhin “konflikte të mëdha.

“Serbia duhet të kërkojë zgjidhje përfundimtare të problemit të Kosovës. Çështja kombëtare shqiptare është plagë kanceroze në Ballkan dhe ajo duhet të zgjidhet por jo në dëm të çështjes serbe”, ka thënë Daçiç në Banjallukë, ku mori pjesë në Memorandumin për përforcim të bashkëpunimit policor ndërmjet Serbisë dhe Republikës Serbe

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)