Daçiç: Pozita e Serbisë në Kosovë është forcuar

Beograd, 28 shkurt - Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, para se të nisej për sesionin e ditës së nesërme për Këshillin të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës, është shprehur se pozicioni i Serbisë në shtetin tonë është forcuar.
Ai thotë se nuk ka justifikime për mos-implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke thënë se Serbia dhe populli serb në Kosovë pret që të përmbushen ato për të cilat janë arritur marrëveshjet.
Sjellja konstruktive e Listës Serbe ka ndikuar në forcimin e pozitës së serbëve në Kosovë, ka thënë Daçiç, transmeton lajmi.net.
Pozicioni ynë është forcuar, duke pasur në mendje konfliktin e brendshëm, destabilitetin, protestat, Lista Serbe kishte sjellje shumë konstruktive, gjë që është në interesin tonë, ka deklaruar Daçiç.
Ai theksoi se për Beogradin është shumë e rëndësishme që Prishtina të përmbushë atë që ka premtuar në Bruksel.
Dhe tani, pas gjithë asaj që ndodhi në Kosovë, nuk ka më justifikime se diçka nuk mund të implementohet dhe Serbia dhe populli serb po pret që të përmbushet çfarëdo për të cilën është arritur marrëveshje, theksoi Daçiç.