22 Dhjetor 2024

Daçiç padashje tregon “sekretin” se “Open Balkan” nismë e Serbisë

Beograd, 12 dhjetor -  Kreu i parlamentit serb Ivica Dacic ka pohuar gjatë një dalje mediatike se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë.

Teksa duket se Daçiç i ka ‘rrshqitur goja’ ka vijuar më tej duke argumetuar situatën. Sipas tij meqë Serbia është nismëtare kjo është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, ka thënë ai sipas Novostit, duke theksuar se kundër kësaj iniciative janë vetëm “ata që kundërshtojnë bashkëpunimin”.

Kujtojmë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të jetë në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Nga ana tjetër Sali Berisha ka bërë një thirrje kombëtare për të gjithë që të vijnë ditën e sotme dhe të protestojjnë kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)