13 Janar 2025

Daçiç: Nuk e pranojmë pavarësinë e njëanshme të Kosovës

New York, 10 shkurt - Këshillin i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka mbajtur seancën e rregullt ku është diskutuar raporti tremujor për Kosovën.

Në debatin e djeshëm në selinë e OKB-së në New York, kanë folur kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se marrëveshja e 19 prillit të vitit të kaluar, ka hapur kapitullin e ri të bashkëpunimit dhe paqes së ndërsjellë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se Kosova ka respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që ta rrisë përkushtimin  e saj ndaj zbatimit të marrëveshjeve.

Kryeministri Thaçi tha se, Kosova ka synim parësor integrimin në Bashkimin Evropian.

“Integrimi i Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian është synimi ynë parësor dhe i paalternativë, si rrugë e modernizimit dhe konsolidimit të rajonit në familjen evropiane”, ka theksuar Thaçi.

Në prag të shënimit të 6-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, kryeministri Thaçi, bëri thirrje për njohjen e Kosovës nga vendet që nuk e kanë njohur.

Kurse, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se në Kosovë, duhen krijuar kushtet për zbatimin e plotë të marrëveshjes së muajit prill të vitit të kaluar.

 Ai tha se hapja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian është një dëshmi se, Serbia ka përmbushur me kohë detyrimet për zbatimin e marrëveshjes.

 “Të jem tërësisht i qartë. Serbia është e gatshme për normalizim marrëdhëniesh dhe pajtim në rajon, para së gjithash në interesin e qytetarëve të zakonshëm. Serbia është po ashtu e gatshme në bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, por nuk është dhe nuk do të jetë e gatshme të pranojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë mes tjerash kryeministri Daçiç.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)