11 Janar 2025

Daçiç: Nëse do të ishte luftë do ta vrisja Thaçin

Beograd, 19 nëntor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se nëse do të ishte luftë do ta vriste kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në një intervistë për mediat serbe, Daçiç e ka të qartë se çështja me Kosovën mund të zgjidhet vetëm nëse gjendet një zgjidhje e pranueshme edhe për serbët.

“Jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje që do të ishte në interesat e serbëve dhe të shqiptarëve. Po ta kisha takuar Thaçin gjatë luftës, me siguri do ta vrisja , ashtu si edhe ai mua. Por, ka ardhur koha e paqes, duhet të gjejmë zgjidhje”, theksoi ai.

Gjithashtu Daçiç kujtoi se marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, që do të fillojë të zbatohet nga muaji dhjetor, e ka arritur ekipi i qeverisë së mëparshme  dhe ajo marrëveshje duhet të zbatohet.

Ai shpjegoi se ky zbatim nuk do të sjellë risi, pasi edhe deri tani janë kryer kontrolle në kalime drejt Kosovës, por në të ardhmen rolin ekzekutiv do ta ketë EULEX-i.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)