25 Dhjetor 2024

Daçiç: Ndarja e Kosovës, zgjidhja e vetme

Beograd, 18 maj - Zëvendësshefi i Qeverisë së Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se nuk është reale që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë dhe se ndarja është zgjidhje e problemit të statusit.

Daçiç ka thënë për RTV B92 se raportet ndërkombëtare janë të tilla, që Kosova nuk është e mundur të mbetet pjesë e Serbisë.

Ai i bëri thirrje palëve që kritikojnë ndarjen, që të nxjerrin propozimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Është rëndë të pritet që të gjendet ndonjë politikan serb që flet për njohjen e Kosovës, sepse qëllimi i shtetit është që ta ruajë atë. Jam i sigurt se edhe qytetarët e Serbisë e dinë se ndarja e Kosovës është zgjidhje reale dhe këtë duhet ta thotë edhe qeveria në Prishtinë”, tha Daçiç.

“Ky është realitet për të cilin duhet flasë edhe qeveria në Prishtinë, e cila nuk do të flasë për këtë meqë e konsideron të zgjidhur çështjen e Kosovës”, ka sqaruar Daçiç, i cili është është edhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë.

Ai ka thënë se për çështjen e Kosovës nuk ka biseduar asnjeherë më Boris Tadiçin, kreun e Partisë Demokratike, me të cilin partia e tij është në koalicion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)