11 Janar 2025

Daçiç: Me Thaçin do të bisedojë për tema më të vështira

Beograd, 2 nëntor - Kryeministri Serb Ivica Daçiç ka theksuar se ai dhe presidenti serb Nikoliç  janë të gatshëm për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për Kosovën. 

Pas një takimi me drejtorin e përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, Daçiç iu tha  gazetarëve  në Beograd se ai  është i përgatitur që në takimin e ardhshëm me Kryeministrin kosovar të bisedojë edhe për temat më të vështira.

“Ne me të vërtetë besojmë që të gjitha çështjet e hapura që kemi me Kosovën mund të zgjidhen dhe se presidenti është shprehur i hapur për të gjitha diskutimet.  Në takimin e ardhshëm  me kryeministrin Thaçi do të diskutojmë për shumë tema me siguri edhe për ato më të vështirat” tha kryeministri serb Ivica Dacic.

Ndërkohë  me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian  ka theksuar se dialogu i ardhshëm duhet të jetë i qëndrueshëm , pa trysni dhe se ndarja e Kosovës nuk do të ishte një ndarje e mirë.

Stefano Sanino ka  përshëndetur  gatishmërinë e Serbisë për t’u bërë anëtare e barabartë e BE dhe  ka theksuar se dialogu i  ardhshëm ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të jetë i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit.

Dialogu që pritet të nisë mes Prishtinës dhe Beogradit ka marrë mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së , por ende nuk dihen platformat  e dy vendeve dhe temat për të cilat do të bisedohet

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)