Daçiç, më 19 tetor viziton Kosovën
Beograd, 10 tetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, viziton më 19 tetor Graçanicën, nga ku do tu bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Gazeta serbe Politika citon Daçiç të ketë thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Lumit Ibër është fushatë zgjedhore e Thaçit.
Ne si shtet i Serbisë kemi interes tu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë,-ka thënë ai.