09 Janar 2025

Daçiç: Kosova kërkon mos t`i jepet Serbisë kandidatura në BE

Beograd, 20 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dërguar letër vendeve anëtare të BE-së, përmes së cilës kërkohet që mos t`i jepet Serbisë kandidatura për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Serbia është fajtore për mossuksesin në dialog”, citojnë mediat serbe letrën e Prishtinës, të dërguar vendeve anëtare të BE-së, të cilat në fund të shkurtit duhet të vendosin për kandidaturën serbe.

“Në letër thuhet se është arritur përparim i kufizuar në dialog dhe theksohet nungesa e zbatimit të marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Ivica Daçiç.

Ai është shprehur se përmes letrës i bëhet thirrje vendve anëtare që ta kenë parasysh këtë, kur të diskutojnë vendimin për dhënien e kandidaturës për Serbinë në fund të këtij muaji.

Daçiç e ka quajtur këtë letër presion mbi Beogradin dhe sipas tij me këtë Prishtina ka treguar se nuk dëshiron kompromis me Serbinë.

Në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, iu bëri thirrje publikisht vendeve të BE-së, që të mos e shpërblejnë Serbinë me statusin e kandidatit, ndërkohë që po ngec në zbatimin e marrëveshjeve dhe po mbështet edhe më tej “strukturat kriminale në veriun e Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)