07 Janar 2025

Daçiç kërkon zgjidhje urgjente të ”problemit të Kosovës”

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha se “problemi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse vazhdimi i krizës do jetë në dëm të të gjithëve”.

Në një prononcim për mediat serbe citohet të ketë thënë se për sa kohë komuniteti ndërkombëtar, Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të mbajnë kokën në rërë, kriza do të vazhdojë gjatë dhe do të përfundojë keq, për secilën palë.

Sipas tij, skenari i keq nënkupton që Evropa do të ketë jostabilitet të përhershëm, që shqiptarët nuk do të arrijnë qëllimin e tyre, por as Serbia, sepse, siç tha Daciç, mund të ndodhë që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës. Në këtë kontekst Daciç thekson se duhet të arrihet kompromisi sa më parë, pasi do të jetë në interes të palës serbe dhe asaj shqiptare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)