11 Janar 2025

Daçiç kërkon të zgjidhë çështjen e Kosovës brenda këtij mandati

Beograd, 13 nëntor - Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet gjatë mandatit të kësaj qeverie.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Daçiç ka theksuar se Serbia është kthyer në lojë dhe prapë është lojtar në këtë ndeshje.

\"Kemi zhvilluar një politikë e cila na ka larguar nga ajo që të ruajmë interesin tonë kombëtar në Kosovë dhe tani nëse e shikoni gjendjen, në kushtetutë shkruan se Kosova është Serbi, por ku është ajo në realitet. Jeta është ndryshe.\"

\"Do të doja të organizohet konferenca ndërkombëtare mbi Kosovën, që këtë çështje ta heqim nga rendi i ditës dhe ti përputhim interesat tona me interes të fuqive të mëdha, ndryshe do të humbim sikur që kemi humbur gjithmonë.\"

\"Duhet të zhvillojmë politikë të mençur. Lypset të pritet rasti kur duhet të sulmojmë me heroizëm e jo të vritemi qëllime të kota. Nuk jam për atë që serbët edhe më tutje të japin viktima të kota\", ka thekuar Daçiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)