14 Maj 2024

Dacic kërkon konferencë ndërkombëtare për Kosovën

Prishtinë, 3 tetor - Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Dacic citohet të ketë thënë se vendi i tij duhet të jetë aktiv në rastin e Kosovës dhe duhet të ketë qëndrim për statusin e serbëve në Kosovë.
 
Në një televizion serb, Dacic theksoi se Serbia nuk duhet të ëndërrojë më se tërë Kosova do të jetë në kuadër të Serbisë. Ai la të kuptohet se Serbia është për ndarjen e Kosovës, transmeton Qik.

Në këtë kontekst, Dacic kërkon një konferencë ndërkombëtare për çështjet kontestuese dhe se këto çështje, sipas tij, kurrë nuk do të zgjidhen pa një konferencë të tillë.

Sipas Dacicit në Dejton është lëshuar rasti që të zgjidhen të gjitha çështjet kontestuese në ish-Jugosllavi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)