07 Janar 2025

Daçiç kërkon falje për të bëmat e partisë së tij në vitet 90

Beograd, 4 janar - Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç ka theksuar se partia e tij mund t`u kërkojë falje qytetarëve për problemet e viteve të 90, sepse për të ajo është pjesërisht përgjegjëse.

“Kur është fjala për partinë, në të cilën jam kryetar, konsideroj se duhet ta analizojmë atë që është bërë para vitit 2000 dhe të nxjerrim konkluzionet që ajo të mos përsëritet kurrë. Në këtë kuptim, do të mund t`u kërkojmë falje, qytetarëve për problemet e asaj kohe”, ka thënë Daçiç.

Daçiç është në krye të partisë, të cilën e ka drejtuar Sllobodan Millosheviçi, i cili gjatë kohës kur ishte në pushtet nisi luftën me ish republikat e Jugosllavisë për të përfunduar me Kosovën.

Gjatë këtyre konflikteve u vranë mijëra persona, ndërsa figurojnë të zhdukur mijëra të tjerë nga Kosova, Bosnja e Kroacia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)