Daciç: Jo pazar për hir të Kosovës
Beograd, 17 gusht - Në pritje të vizitës së kancelares gjermane Merkel në Beograd, politikanët serbë shprehen të shqetësuar lidhur me perspektivën e Serbisë drejt BE, pas trazirave të fundit në kufirin me Kosovën.
Para vizitës në Serbi të Kancelares gjermane Angela Merkel, qeveria serbe është shprehur edhe njëherë kundër një biznesi \"afrim me BE në këmbim të një zgjidhjeje për Kosovën\".
\"Ne nuk mund të bëjmë tregti me interesat tona kombëtare dhe shtetërore\", i tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçic agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug.
Mediat në Serbi kanë spekuluar se në vizitën e saj të parë në Serbi javën e ardhshme, Merkeli do ta vendosë udhëheqjen e vendit ballkanik para zgjedhjes që ose të lëshojë pe në grindjen me shqiptarët e Kosovës ose të vërë në rrezik afrimin me BE.
\"Ajo që ka rëndësi është jo vetëm ajo që do të thotë kancelarja Merkel në vizitën e saj në Beograd, por e rëndësishme është edhe çfarë do të thotë presidenti i Serbisë, kryeministri i Serbisë dhe politikanë të tjerë, tha Daçic, njëri nga politikanët më të rëndësishëm të vendit.