13 Janar 2025

Daçiç: Jemi të kënaqur me rrjedhën e dialogut

Beograd, 6 dhjetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se është i kënaqur me bisedimet e bëra dje në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Daçiç theksoi se pret një raport pozitiv të Catherine Ashton në Komitetin për Punë të Përgjithshme të BE-së, gjë që, sipas tij, do të bëjë të mundur mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Serbinë, raporton “Express”. 

“Kemi arritur përparim për policinë, kemi rënë dakord për detajet dhe kemi mundësuar fillimin e procesit të paraqitjes së pjesëtarëve serbë për punët në Policinë e Kosovës”, -deklaroi Daçiç para gazetarëve.

“Të gjitha marrëveshjet janë neutrale për statusin dhe është shumë e rëndësishme që, pas zgjedhjeve lokale, të zbatojmë marrëveshjen e Brukselit, në të gjitha fushat e gjyqësorit dhe dhe në atë të policisë. Gjithashtu dëshiroj të shtoj se, me rastin e punësimit, duhet të respektohet struktura etnike në terren”, -u shpreh kreu i qeverisë së Serbisë.

Më tej, Daçiç shtoi se kanë biseduar për disa çështje, por për gjyqësorin nuk është biseduar deri në fund, ndaj dhe bisedimet do të vazhdojnë më 13 dhjetor.

“Jemi të kënaqur me rrjedhën e dialogut, edhe pse pati mjaft mospajtime dhe qëndrime strikte të Prishtinës”, -përfundoi Daçiç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)