Daciç: Jemi gati të nisim negociatat me Prishtinën
Beograd, 9 shkurt - Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daciç, tha se Beogradi zyrtar është gati të fillojë negociatat me Prishtinën rreth disa çështjeve të hapura.
Gjatë një interviste dhënë revistës "The Plain Dealer", Daçiç komentoi edhe marrëdhëniet e Beogradit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se mes të dy palëve ka përparim të marrëdhenieve, por akoma hasen mosmarrëveshje për çështjen e Kosovës.