Daçiç: Incidentet e vogla mund të shkaktojnë pasoja të mëdha
Beograd, 9 korrik - Kryeministri serb Ivica Daçiç reagoi dje ndaj incidentit të ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi duke deklaruar se incidentet e vogla mund të shkaktojnë pasoja të rënda.
\"Është e qartë se u shkel marrëveshja që ekziston, se në zonën tokësore të sigurisë kanë hyrë njerëz të armatosur me qëllim që të vjedhin dru\" u shpreh ai në Bruksel pas përfundimit të rundit të 13-të dialogut me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi .
Sipas tij kjo ndodh vazhdimisht në rajonin e Kurshumlisë dhe shpesh ka incidente.