11 Janar 2025

Daçiç i gatshëm për dialog, por pa njohje të Kosovës

Prishtinë, 11 tetor - Beogradi është i gatshëm për dialog politik dhe teknik me Prishtinën, por nuk mund të pranojë kushtet që nënkuptojnë njohje të pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç pas takimit me komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

“Komisionari për zgjerim më tha se nuk ka kushte të reja për vazhdimin e bisedimeve dhe anëtarësimin e Serbisë në BE dhe se dialogu, nëse Serbia merr pjesë në të, do të jetë neutral ndaj statusit (të Kosovës)”, ka thënë Daçiç para gazetarëve.

Ai ka thënë se pret mirëkuptim nga BE-ja për problemet specifike me të cilat përballet Serbia, të ngjashme me Kosovën.

Në një dokument të Komisionit Evropian, të publikuar të enjten, është theksuar nevoja që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës. Daçiçi ka thënë se kërkesa të tilla kërcënojnë vazhdimin e dialogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)