12 Janar 2025

Daçiç edhe pse i lindur në Prizren, nuk mund të votojë

Beograd, 1 gusht - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka shprehur disa herë dëshirën për të votuar në Kosovë në zgjedhjet lokale, për shkak se ka lindur në Prizren.

Por Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve thotë se pavarësisht se ai e ka origjinën nga Kosova, duhet të plotësojë disa kushte për të votuar.

Kështu, Daçiç duhet të jetë i regjistruar në listën qendrore civile të Kosovës. Përndryshe ai nuk mund të votojë, madje as bazuar mbi ligjet e Serbisë. Për më tepër, juristët serbë thonë se ai nuk mund të votojë në një vend ku nuk banon.

Megjithatë, ekipet që po zbatojnë marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës thonë se në votime do kenë mundësi që të gjithë ata që do të bëhen pjesë e regjistrit qendror civil.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)