Daçiç: Do refuzojmë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO
Beograd, 1 gusht - Gjatë një seance në Kuvendin e Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk është e thënë që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën do të votojnë pro anëtarësimit të saj në UNESCO.
Sipas gazetës serbe Tanjug, ministri ka thënë se Kombet e Bashkuara me siguri do ta refuzojnë kërkesën e Prishtinës, sepse ajo është ligjërisht e pabazë dhe rezoluta 1244 flet ndryshe.
Ai është shprehur se do të bëjë çdo gjë që vendet anëtare të UNESCO-s të kuptojnë se ky anëtarësim nga aspekti politik dhe ai i trashëgimisë kulturore do të ishte një hap i gabuar.