10 Janar 2025

Daçiç: Bisedime me Kosovën, në çdo formë dhe kohë

Beograd, 16 shtator - Kryeministri serb Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia duhet të zhvillojë politikë aktive në mënyrë që të arrijë të anëtarësohet në BE, por jo të njohë pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me pakon gjermane me kërkesa Serbisë për t`u anëtarësuar në BE , Daçiç ka thënë se të gjitha ato janë të ditura dhe se \"çdokush ka të drejtë të paraqesë kërkesat e veta\", por Serbia duhet të dijë se çfarë do.

\"Në Perëndim asgjë e re, vetëm se në Lindje të mos jenë rrëfimet e vjetra\", ka thënë Daçiç duke shtuar se \"nuk duhet shqetësuar shumë për këto kërkesa, por duhet të dimë çfarë duam\", është shprehur ai.

Shefi i politikës serbe ka shtuar se Serbia është gatshme \"që në çfarëdo formati dhe në cilindo vend të bisedojë në temën e kërkimit të zgjidhjes së mundshme me marrëveshje\", edhe nëse dihet duhet të bisedohet 100 herë. Por ka shtuar se zgjidhja nuk mund të arrihet pa Serbinë.

Daçiç ka folur edhe për të drejtat e homoseksualëve në Serbi duke u angazhuar për respektimin e këtyre të drejtave, por nuk ka lënë pa shtuar: \"E dh... atë Union për të cilën parada gej është biletë hyrëse\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)