Daçiç: Azilkërkuesit nga Serbia janë rom dhe shqiptarë
Beograd, 16 tetor - Kryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se numri më i madh i azilkërkuesve nga Serbia në vendet e BE-së janë të rom dhe shqiptarë.
Ai theksoi se Serbia është e gatshme të paguajë harxhimet e 10 mijë azilkërkuesve, sesa Evropa të kthejë regjimin e vizave.
\"Bëhet fjalë për një numër më pak se 10.000 persona në gjithë Evropën..Ne do ti paguajmë harxhimet e tyre pasi kjo do të ishte një dëm më i vogël për Serbinë se sa të na kthejnë prap vizat\" ka thënë Daçiç.
Daçiç ka theksuar se do të kërkojë nga vendet e BE-së të përfshira nga azilkëruesit listat e personave, ndërsa ai ka theksuar se ndryshimi i rrethanave jetësore për këta qytetarë që braktisin vendlindjen është një proces i gjatë.
\"Ti nxjerrim nga autobusi romët dhe shqiptarët, por këtë nuk do ta lejojë Bashkimi Evropian\", ka thënë Daçiç, duke komentuar lidhur me masat që duhet të ndërmirren për parandalimin e këtij fluksi.