Daçiç: Anëtarësimi për në BE nuk është kusht dialogu
Beograd, 19 shkurt - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se data për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është arsyeja kryesore që Serbia po bisedon me Kosovën.
Sipas tij, arsyeja kryesore është se ajo çdo ditë e më shumë po e humb sovranitetin dhe subjektivitetin, shtetësinë dhe miqtë, për shkak së shtete të ndryshme vazhdojnë ta njohin Kosovën.