Countryman: Qeverinë e re te Kosovës e presin shumë sfida
Washington, 21 shkurt - Komuniteti shqiptar në Amerikë ka organizuar një solemnitet me çrast ka shënuar tre vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në mesin e shumë të ftuarve të lartë, ishte edhe zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Thomas Countryman, i cili kohë më parë ka vizituar edhe Kosovën.
Me formimin e qeverisë së re, Kosova do të hyjë në një periudh të punës së rendë dhe përplot sfida. Ky moment përurimi që vjen pas fushatës së zgjedhjeve dhe para fillimit të punës është më se i mirëseardhur dhe unë e përgëzoj popullin e Kosovës në vjetorin e pavarësisë, ka thënë Countryman.