10 Janar 2025

Cooper viziton Beogradin e Prishtinën

Prishtinë, 15 qershor - Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka qenë asnjëherë më afër vazhdimit të tij. Të mërkurën, Robert Cooper, i zgjedhuri i Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, për vizitojë Beogradin ndërsa të enjten Prishtinën.

Qëllimi i kësaj vizite, është përpjekja për caktimin e një date kur do të vazhdonte dialogu i nisur në mars të vitit të kaluar.

I ashtuquajturi ndërmjetës i dialogut Prishtinë – Beograd të enjten ka qenë i pranishëm në takimin e presidentit të ri serb që e ka pasur në Bruksel me shefen e tij, Catherine Ashton.

Gjatë takimit, Nikolic ka shprehur gatishmërinë e tij të prerë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në fazën e parë të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Presidenti serb ka shkuar aq larg sa është shprehur kundër bojkotimt të takimeve rajonale nga delegacionet e deritanishme serbe për shkak të mosmarrëveshjeve për bashkëpunim rajonal. Ai ka premtuar se do angazhohet për implementimin e shtatë marrëveshjeve të arritura mes Edita Tahirit dhe Borisllav Stefanoviçit”, ka thënë një zyrtar tjetër evropian në kushte anonimiteti.

Pas takimit me Nikolicin, Robert Cooper ka takuar edhe zëvendëskryeministrin kosovar, Hajredin Kuçi, ndërsa e pranishme në këtë takim ka qenë edhe ministrja për Integrime e Kosovës, Vlora Çitaku.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)