17 Maj 2024

Cooper vazhdon kontaktet me palet për të vazhduar bisedimet

Bruksel, 26  tetor - Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper, ka nisë kontaktet me palët për të caktuar raundin e ardhshëm të bisedimeve.

Përpjekjet e tij që ti sjell palët në Bruksel kanë vazhduar edhe sot. Ai ka biseduar me negociatorin serb Borislav Stefanoviq përmes një video-linkut. Këtë e kanë konfirmuar edhe mediat serbe.

Cooper, këtë javë do të bisedojë përmes video-linkut edhe me delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

“Ndërmjetësi Cooper është duke u koordinuar me palët për organizimin e raundit të ardhshëm të dialogut teknik. Këto ditë do të bisedojmë me zotin Cooper përmes video-linkut”, ka thënë për KosovaTimes.net Dren Zeka, anëtar i delegacionit të Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë me fajin e Serbisë e cila ka kushtëzuar vazhdimin e këtij procesi me bisedimet për pikat kufitare dhe doganore në veri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)