29 Dhjetor 2024

Cooper sot në Kosovë, për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë, 10 tetor - Ndërmjetësi i BE-së për dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper do të qëndrojë sot në Prishtinë, pas vizitës në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për vazhdimin e dialogut, të ndërprerë dy herë që nga fillimi i tij me 8 mars të këtij viti.

Ndërmjetësi i BE-së ka propozuar 14 tetorin si datë për rifillimin e dialogut, por Beogradi dhe Prishtina vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme rreth temës së bisedimeve.

Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri ka deklaruar se Kosova do të marrë sot vendimin e saj, pas takimit që do të zhvillojë me ndërmjetësin e BE-së, dhe pasi të sigurohet se në negociata nuk do të diskutohet për çështje politike por vetëm për probleme të natyrës teknike.

“Qëndrimi i qeverisë së Kosovës është i prerë, për këtë çështje të gjitha institucionet janë në një linjë, ne kemi platformën e qartë për këtë dialog me vijat e kuqe, që nënkupton që për çështjet e rregullimit të brendshëm të Kosovës, për sovranitet dhe integritet territorial të shtetit tonë nuk bisedojmë asnjëherë me Serbinë”, theksoi Tahiri.

Sipas saj, tendencat e Serbisë, në fakt, janë që të shkelet mandati i Rezolutës së OKB-së për një dialog teknik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)