Cooper porositë palët që të respektojnë marrëveshjet
Bruksel, 30 mars - Arrestimet e fundit nga ana e Serbisë po e dëmtojnë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që është arritur në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në bisedime.
Ndërmjetësit i BE-së në bisedime, Robert Cooper iu ka bërë thirrje palëve të respektojnë marrëveshjet që janë arritur në Bruksel.
Autoritet kosovare i janë drejtuar sërish zyrës së ndërmjetësit të Bashkimit Evropian për bisedimet me Serbinë, Robert Cooper.
Pala kosovare mësohet se i ka kërkuar ndërmjetësit në Bruksel presione më të mëdha mbi Serbinë për respektimin e marrëveshjeve të arritura më herët.
Kërkesa e autoriteteve kosovare vjen pas arrestimeve të fundit të shtetasve kosovarë që konsiderohet shkelje e marrëveshjes për lëvizjen e lirë.
Askush nga zyra e shefes së ekipit kosovar në bisedime Edita Tahiri nuk është prononcuar zyrtarisht për kërkesën drejtuar ndërmjetësit Cooper. Ndërkaq ky i fundit u ka bërë thirrje palëve në bisedime që tu përmbahen marrëveshjeve.
Në një përgjigje përmes postës elektronike Cooper, ka thënë se Bashkimi Evropian pret që të dyja palët tu përmbahen zotimeve të tyre.
Cooper, ka thënë se marrëveshjet duhet te implementohen me përgjegjësi nga të dyja palët. Ai ka thënë se problemet politike duhet të zgjidhen me dialog dhe negociata dhe jo me shfrytëzim selektiv të ligjit.
Përveç respektimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, pala kosovare gjithashtu mësohet se ka kërkuar që Serbia të respektoj edhe marrëveshjen për nismat rajonale.