07 Maj 2024

Cooper përpjeket të bind Serbinë për vazhdimin e dialogut

Beograd, 3 nëntor - Ndërmjetësuesi i BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robet Cooper po vazhdon përpjekjet e tij për të bindur Serbinë për të vazhduar bisedimet gjatë muajit nëntor.

Pala serbe po insiston që dialogu të mos nis derisa të gjendet një kompromis për lëvizjen e mallrave dhe personave në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, ndërsa Kosova është shprehur e gatshme për vazhdimin e bisedimeve, edhe pse akoma nuk janë zbatuar as marrëveshjet e kaluara.

Ndërkaq, kryenegociatori i qeverisë serbe, Borko Stefanoviç, tha se edhe pala serbe është e gatshme që të rinisë bisedimet, por jo pa u gjetur fillimisht një kompromis për lëvizjen e mallrave dhe personave në kalimet Bërnjak e Jarinje.

“Për gjetjen e një kompromisi rreth lëvizjes së mallrave dhe personave në kalimet Bërnjak dhe Jarinje jemi duke biseduar intensivisht me BE-në dhe SHBAnë, dhe sapo të rregullohet kjo çështje ne do të vazhdojmë me dialogun”, tha Stefanoviq.

“Qëllimi ynë është që të ruajmë këto pika kufitare. Në veri të Kosovës jetojnë serbë, të cilët nuk duan të pranojnë autoritetet kosovare dhe askush nuk mund t`i detyrojë me dhunë për një gjë të tillë. Këtë duhet ta kuptojë Prishtina”, tha Stefanoviç, i cili ndër të tjerash shprehet i bindur se kompromisi do të gjendet shumë shpejt. i shtoi se kushtet dhënë Serbisë që duhet të shuajë strukturat paralele në veri për të marrë statusin e kandidatit, janë të papranueshme.

“Në veri jeton populli serb, të cilët duan që të udhëhiqen nga organet e Republikës së Serbisë”, tha Stefanoviç, duke shtuar se edhe ndërkombëtarët janë të vetëdijshëm që me dhunë nuk zgjidhen problemet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)