18 Maj 2024

Cooper kërkon që dialogu të vazhdojë këtë të premte

Bruksel, 15 nëntor - Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë - Serbi, Robert Cooper, u ka propozuar palëve që dialogu të vazhdojë këtë të premte në Bruksel.

Lajmin e konfirmon Zyra e Zëvendëskryeministres Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar në bisedimet me Serbinë.

Disa javë pas ndërprerjes së bisedimeve, diplomati britanik duket se ka arritur të bindë palët që të menaxhojnë kufijtë së bashku.

 Sido që të jetë, ende nuk dihet nëse kjo çështje do të futet në diskutim në raundin e ardhshëm të bisedimeve apo do të vazhdohet me temat e mbetura siç është bashkëpunimi rajonal, telekomi dhe energjia.

Prishtina mbetet e gatshme të shkojë atje, pavarësisht se ende nuk dihen temat për të cilat do të diskutojnë palët.
 
Në anën tjetër shumë vende të BE-së konsiderojnë se është e paqëndrueshme që EULEX-i nuk mund të veprojë lirisht në gjithë territorin e Kosovës, kurse Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton është shprehur optimiste se bisedimet Prishtinë-Beograd do të rifillojnë së shpejti.

“Shpresoj se raundi i ardhshëm i dialogut mes palëve do të mbahet shumë shpejt”, deklaroi Ashton gjatë një takimi me gazetarët në Bruksel.

Shefja e diplomacisë evropiane ka nënvizuar se cështja e veriut të Kosovës nuk u diskutua në takimin mes ministrave të Jashtëm të BE-së.

Bisedimet Prishtinë-Beograd u ndërprenë për shkak të krizës që shpërtheu në veri, pas nisjes së operacionit për marrjen nën kontroll të pikave kufitare.

Pak ditë më parë, ndërmjetësi Robert Cooper ishte në Prishtinë, ku arriti të bindte zyrtarët vendas që të pranonin propozimin e refuzuar më parë për menaxhimin e integruar të kufijve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)