Cooper: Jo BE për Serbinë, nëse nuk stabilizohet veriu
Bruksel, 4 gusht - Përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së gjatë bisedimeve joformale kanë kërkuar nga zyrtarët serbë që veriun e Kosovës ta lënë nën kontroll të autoriteteve në Prishtinë, në mënyrë që të vazhdojë eurointegrimi.
Plotësimi i planit aksional dhe obligimeve ndaj gjykatës së Hagës do t`i sigurojë Serbisë vetëm kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Europian, mirëpo shanset për marrjen e datës për fillimin e negociatave janë më të vogla se kurrë më parë.
Nga Beogradi kërkohet jo vetëm dialog për çështjet teknike me negociatorët kosovarë, por edhe që Serbia të bëjë hapa konkretë, të cilët do të mundësojnë integrimin e plotë të veriut dhe pjesëve tjera të Kosovës.
Kreatori i kësaj politike është Robert Cooper, ndërmjetësi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Këtë nuk do ta thotë publikisht asnjë nga zyrtarët e BE-së, por në bisedimet joformale, kjo kërkohet nga Serbia, shkruan gazeta Blic ne faqen online