Cooper: Fusnota për Kosovën nuk është e obligueshme
Bruksel, 22 mars - Bashkimi Evropian nuk do të insistojë që organizatorët e takimeve rajonale ta prezantojnë Kosovën me fusnotë, për të cilën Beogradi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje.
Sipas mediave serbe, Brukseli iu ka lënë organizatorëve të tubimeve të tilla që ta interpretojnë lirshëm marrëveshjen, të cilët munden por nuk janë të obligueshëm ta prezantojnë Kosovën (me fusnotë) sipas marrëveshjes së Brukselit.
Ndërmjetësi në negociata, Robert Cooper iu ka dërguar një rekomandim organizatave rajonale lidhur me atë se si të sillen në situata të tilla dhe në letër ka theksuar se marrëveshja është arritur, dhe i ka porositur organizatorët që ata vetë ta interpretojnë atë, shkruajnë mediat serbe.