Cooper: Asnjë marrëveshje nuk ndikon në statusin Kosovës
Beograd, 13 korrik - Ndërmjetësi i Bashkimit Europian në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë Robert Cooper ka deklaruar se amarrëveshjet e arritura deri më tani mes dy vendeve nuk do të ndikojnë në statusin Kosovës.
Në një intevistë për gazetën serbe Blic, Cooper ka deklaruar se bisedimet mes dy vendeve janë të vështira ndërsa theksoi se të dyja palët kanë interes të arrijnë kredibilitet në Evropë, në rajon dhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Pres që gjatë zbatimit të marrëveshjeve të paraqiten probleme të vogla sepse nuk mund të parashikohet çdo gjë e nëse do të ketë probleme çështjet e kontestuara domosdo do t`i kthehen në tavolinën kryesore të negociatave, ka theksuar Cooper.
Robert Cooper, pas qëndrimit të djeshëm në Prishtinë sot ka udhëtuar drejt Beogradit për të përgatitur raundin tjetër të bisedimeve që do të mbahet më 20 korrik në Bruksel.
Gjatë këtij raundi pritet të arrihet marrëveshje për regjistrat e kadastrës, energjinë elektrike, telekomunikacion, dhe siç transmetojnë mediat serbe, ndoshta edhe për vulën doganore të Kosovës.