24 Prill 2025

Çollaku: Kosova e gatshme për procesin e liberalizimit të vizave

Stokholm, 18 dhjetor - Përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe hyrja në fuqi e zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, ishin çështjet mbi të cilat ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, pati një prezantim sot para diplomatëve evropian dhe homologëve të tij nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, në Konferencën e nivelit të lartë në Stokholm - “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: mision që duhet përmbushur”.

Në këtë konferencë që i dedikohet procesit të zgjerimit të BE-së në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal, ministri Çollaku bëri të qartë se Kosova është e gatshme për procesin e liberalizimit të vizave.

Për këtë proces ai theksoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara me përpikëri.

Kurse Marrëveshjen për Stabilizim Asociim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e konsideroi hap historik për Kosovën që e qartëson dhe garanton integrimin e saj në BE.

Kjo konferencë ishte  bashkëorganizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë, Komisioni Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)