13 Janar 2025

Çmimi Ndërkombëtar i Paqes "Ataturku"

Ankara, 15 dhjetor - Zëvendëskryeministri Bylent Arënç mori pjesë në mbledhjen e këshillit konsultativ të Këshillit të Lartë për Kulturën, Gjuhën dhe Historinë “Ataturku” dhe në fjalën që mbajti këtu tha se çmimi në fjalë do të fillojë të jepet në vitin 2015 dhe një herë në çdo 5 vjet.

Çmimi Ndërkombëtar i Paqes “Ataturku” do të jetë një çmim në cilësinë e medaljes shtetërore që do t’u jepet personave fizikë dhe juridikë që kanë dhënë kontributin e tyre në paqen botërore dhe zhvillimin e vullnetit të mirë dhe miqësisë ndërkombëtare sipas parimit “Paqen në Atdhe, Paqe në Botë”, një thënie kjo e Ataturkut.

Zëvendëskryeministri Bylent Arënç bëri sqarime në lidhje me aplikimet për të marrë këtë çmim dhe kujt mund ti jepet ky çmim.

Sipas kësaj Departamenti i Koordinimit të Punimeve Shkencore deri në 29 tetor 2014 do të pranojë aplikimet. Komiteti i çmimit “Ataturku” brenda 4 muajve pas datës 29 tetor 2014 do të bëjë vlerësimin dhe finalizimin e aplikimeve. Këshilli i Ministrave do ti propozojë për miratim Presidentit njërin nga kandidatët e rekomanduar nga komiteti i çmimit.


Vendimi përfundimtar pasi të jetë dekretuar nga Presidenca do të shpallet në 23 prill 2015. Kurse ceremonia e dorëzimit të çmimit do të organizohet në datën 19 maj 2015 ose në një datë tjetër që do të shikohet e përshtatshme nga Presidenti i Turqisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)