Çmendet Beogradi: Kroatët e morën Kosovën
Beograd, 18 gusht - Një muaj pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për bllokimin e mallrave nga Serbia, ka filluar një luftë e ashpër rajonale për marrjen e këtij tregu, të cilin më parë e mbulonte Serbia.
Dhoma kroate e Tregtisë me të shpejtë po bënë një listë të kompanive të interesuar, që do ti merr me vete gjatë vizitës së saj në Prishtinë, kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, shkruan sot gazeta serbe Blic.
Rastin për ta marr këtë pjesë të tregut serb në Kosovë me vlerë gati gjysmë miliardi dollarë, kompanitë kroate do ta kenë në fund të gushtit. Edhe pse listat e biznismenëve të cilët do të jenë në delegacionin e kryeministres Kosor nuk ka përfunduar ende, mediat kroate raportojnë se Kroacia është e interesuar për industrinë ushqimore dhe industrinë e plastikës. Një interesim i tillë i fqinjëve tanë- shkruan gazeta serbe Blic -nuk është për të na habitur.
Si shkruan kjo gazetë nuk bëhet fjalë për një treg të parëndësishëm. Ekziston një boshllëk, një pjesë e tregut me një qarkullim rreth 400.000.000 dollarë, dhe tani ai treg duhet të mbulohet. Ish rivali kryesor, Serbja, u largua dhe nevojat e atij tregu janë urgjente. Kjo është një mundësi ku të gjithë të tjerët do të përpiqen të përfitojnë, thotë, Zoran Bojoviq nga Dhoma serbe e Tregtisë.
Ai pret që së shpejti, për të filluar biznesin, në Kosovës do të marrinë dhe të interesuar nga vende tjera të rajoit, të cilat do të luftojnë për këtë pjesë të tregut, e të cilën më parë e mbulonte Serbia.
Kosova nuk është një treg i parëndësishëm, çdo vit në Kosovë nga Serbia kanë hy mall në vlerë 400 milionë dollarë. Në gjashtë muajt e parë qarkullim ishte 200 milionë dollarë, dhe pastaj gjithçka u ndal. Bazuar në këto të dhëna mund të konstatojmë se humbja e mundshme e Serbisë, në rast se embargoja vazhdon, deri në fund të vitit mund të jetë rreth 250 milionë dollarë, shkruan tutje kjo gazetë.
Kompanitë serbe, sidomos ato të industrisë ushqimore, të cilat prodhimet e veta i kanë shitur në tregun e Kosovës, tani janë në pat pozicion dhe aspak nuk ju pëlqen situata e tanishme.
Të gjithë po e shfrytëzojnë fatkeqësinë e serbëve, dhe si qëndrojnë punët tani kompanitë rajonale shumë shpejtë do ta marrin tregun e Kosovës. Nëse merren vesh mallrat nga Kroacia brenda 24 orëve do të gjendet në vitrinat shitoreve, kaq kohë ju duhet që të na zëvendësojnë, thotë për Blic, Rodolub Drashkoviq, drejtor i i Svislajona, njërës nga kompanitë që deri tani, që ka plasuar mallrat e veta kryesisht në tregun e Kosovës