14 Maj 2025

Clinton uron shqiptarët për 100 vjetorin e Pavarësisë

Washington, 27 nëntor - Prej krijimit të Republikës demokratike, Shqipëria ka bërë hapa madhorë përpara, thotë Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, me rastin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë.

 Mëtutje, ajo thekson se në emër të presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, “është e gëzuar të dërgoj dëshirat më të mira për popullin e Shqipërisë derisa e festoni Ditën e Juaj të Pavarësisë, këtë 28 nëntor”.

 “Sot Shqipëria qëndron e gatshme t’i konsolidoj përfitimet dhe të integrohet në Evropë, si e tërë, e lirë dhe në paqe”, thuhet në kumtesën e zonjës Clinton.

 Por, sipas saj, “kjo tash kërkon kalimin e reformave të mbetura dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe transparente pranverën që vjen, duke e forcuar dhe modernizuar mëtutje demokracinë e Shqipërisë, në mënyrë që ajo tu përgjigjet nevojave të popullit shqiptar”.

 Në fund të deklaratës theksohet se “derisa festoni me familjet dhe të dashurit tuaj, duhet ta dini se Shtetet e Bashkuara janë partner dhe mik dhe ne dëshirojmë të ardhme të vazhdimit të miqësisë dhe bashkëpunimit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)