Clinton uron popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarsisë
Washington, 26 nëntor - Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillary Clinton ka uruar popullin shqiptar për festën e 99-vjetorit të Pavarësisë.
Më anë të një mesazhi në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, Clinton shprehet se mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka një histori të gjatë bashkëpunimi dhe miqësie. Ne sot jemi partnerë dhe punojmë në NATO dhe stabilitetin në rajon, shprehet Clinon duke uruar festën e Pavarësisë.
Në mesazhin e sekretares së Shtetit nuk mungojnë dhe notat politike, që lidhen me situatën në të cilën ndodhet vendi.
Populli shqiptar kërkon një qeveri transparente, lidership të përgjegjshëm dhe institucione të forta demokratike për të ndërtuar të ardhmen, thotë Clinton.
Nga ana tjetër ajo shton SHBA-të do të mbështesin Shqipërinë për integrimin në Europë dhe do të inkurajojnë lidershipin vendas që të punojë së bashku që vendi të eci përpara, shprehet Clinton.