Clinton uron myslimanët kosovarë për festën e Bajramit

Prishtinë, 31 gusht - Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dërguar një telegram urimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në letrën e saj, zonja Clinton përgëzon të gjithë myslimanët kosovarë për festën e Bajramit, duke uruar që këtë festë ta kalojnë në paqe dhe të gëzuar.
Ky është një rast për të festuar, me çrast myslimanët bashkohen për të reflektuar mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe të komunitetit, thotë zonja Clinton në mesazhin e saj.
Ajo vlerësoi lart punën e madhe të myslimanëve në çdo kënd të botës, përfshirë brezin e ri, i cili, sipas Sekretares Amerikane të Shtetit, është i përkushtuar për të ndërtuar komunitete më të forta nëpërmjet edukimit, biznesit, shëndetësisë dhe zhvillimit.