Clinton sot viziton Sarajevën
Sarajevë, 30 tetor - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka arritur në Sarajevë, ku është pritur nga ministri i Jashtëm i Bosnjë dhe Herecegovinës, Zllatko Llagumxhija.
Clinton do të shoqërohet edhe nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe do të takojë anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës.
Clinton pas Sarajevës do të qëndrojë në Beograd dhe më pas në Prishtinë, ku do të inkurajoj dialogun e nivelit të lartë midis dy vendeve, pas takimit të parë midis kryeministrave të të dyja vendeve.
Sekretarja amerikane pas Prishtinës do të udhëtoj drejt Tiranës, ku pritet një agjendë e ngjeshur e shoqëruar me një fjalim në Parlamentin Shqiptar me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
Vizita e sekretares Clinton përmbyllet me qëndrimin në Kroaci, ndërsa Shkupi është një nga destinacionet e anashkaluara në Ballkan.
Mediat maqedonase kanë shprehur disa reagime lidhur me mosvizitën e sekretares amerikane në Maqedoni.