09 Janar 2025

Clinton: SHBA do të vazhdoj të qëndroj përkrah Kosovës

Prishtinë, 21 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Hillary Clinton.

Temë kyçe e bisedës ishte kërkesa e kryeministrit Thaçi që Kosova të mbështetet në implementimin e agjendës euro-atlantike, në mënyrë që Republikës së Kosovës t'i hapen dyert drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Sekretarja Clinton ka rikonfirmuar edhe njëherë që Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të parezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim. 

SHBA do të vazhdoj të qëndroj përkrah qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, theksoi ajo.

Sekretarja Clinton i ka rikujtuar edhe njëherë kryeministrit Thaçi dhe gjithë popullit të Kosovës që SHBA-ja asnjëherë nuk do t'i sugjeronte Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë veprime të cilat do t'i dëmtonin interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike.

Gjithashtu, sekretarja Clinton e uroi kryeministrin Thaçi  me rastin e përvjetorit të katërt Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për të arriturat gjatë këtyre viteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)