11 Janar 2025

Clinton niset për në Ballkan

Washington, 29 tetor - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton niset për në Ballkan, ku do t’i kërkojë Serbisë dhe Kosovës që t’i tejkalojnë dallimet e hidhura dhe të integrohen plotësisht në BE dhe në NATO, raporton AFP.

Clinton, që së pari do të zhvillojë bisedime të hënën në Algjeri mbi krizën politike në Mali, do të bashkohet me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton si pjesë e vizitës së saj në Ballkan, ku të dyjat pritet të shtyjnë për një integrim më të madh.

Diplomatja e lartë së pari do të vizitojë Bosnjen, shtet ky që ende duhet të aplikojë për anëtarësim në BE.

“Mendoj se mesazhi nga sekretarja Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë  Ashton do të jetë se.... do të donim ta shihnim të bëhët anëtare e BE-së, por, ne na duhen reformat e domosdoshme”, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, duke mos dashur t’i përmendet emri.

Clinton ka vizituar për herë të fundit Bosnjen dhe Serbinë, në vitin 2010.

Zyrtari i lartë, ka potencuar se reformat janë të vështira, por, rruga për anëtëarim është e gjatë, por, nëse arrihen gjërat për t’u pajtuar, duhet kaluar vija përfundimtare, njofton AFP.

Ky mesazh, shrkuan agjencia, iu drejtohet, armiqeve, Serbisë dhe Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)