11 Janar 2025

Clinton nën kujdes shëndetësor në shtëpi

Washington, 17 dhjetor - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka qenë e sëmurë pasi ajo humbi ndjenjat në shtëpi. Këtë njoftim e dha Depertamenti amerikan i Shtetit.

Zyrtarët thanë, se zonja Clinton ishte prekur nga një virus në stomak, që ishte arsyeja që ajo humbi lëngjet dhe më pas i ra të fikët. Po sipas zyrtarëve, tani ajo është duke e marrë veten dhe po pushon në shtëpi.

Me rekomandimin e mjekut, zonja Clinton do të punojë javën e ardhshme nga shtëpia, ndërsa do të qëndrojë vazhdimisht në kontakt me Departametnin e Shtetit dhe me zyrtarë të tjerë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se zonja Clinton nuk do të dëshmojë para komisonit të Kongresit lidhur me sulmin e muajit shtator ndaj ambasadës amerikane në Benghazi të Libisë, që është në plan të diskutohet të enjten.

Sekretarja e Shtetit i anuloi planet për të shkuar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, për shkak të virusit në stomak. Zonja Clinton është 65 vjeç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)