Clinton në Arktik sheh nga afër efektet e ngrohjes globale
Washington, 3 qershor - Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton vizitoi dje pasdite Arktikun për të parë nga afër efektet e ngrohjes globale, që shton rivalitetin e disa vendeve për rezervat e mëdha të naftës në këtë rajon.
Duke folur për median nga Tromsoe (Norvegji), në bordin e një anijeje kërkimore norvegjeze dhe në prani të shkencëtarëve dhe të zyrtarëve vendas, Clinton tha se \'\'shifrat e parashikimeve për ngrohjen globale në Arktik janë të ekzagjeruara\".
Ekspertët vlerësojnë se rezervat e naftës, pa përfshirë gazin dhe mineralet e tjera, vetëm në Arktik kapin vlerën e 900 miliardë dollarëve.